VLORA MARINA

Vlora Marina është një nga projektet më sfiduese në Shqipëri dhe do të jetë marina e parë premium aktive në Shqipëri me potencial për t’u bërë marina më e mirë e rajonit. Projekti përmban një arkitekturë bashkëkohore në qendrën premtuese dhe më dinamike të qytetit me trafik të lartë turistësh dhe vizitorësh.

Sheshi qëndror do të presë kafenë dhe restorante premium në afërsi të zonave argëtuese, sportive dhe relaksuese. Përvec zonave të mësipërme, zhvillimi ndodhet pranë 2 parqeve me një sipërfaqe prej 20,000 m2 secili.

Falë vendndodhjes së tij unike në vijën e parë të detit, ky zhvillim i jashtëzakonshëm do të prezantojë standarde të reja për një jetë premium dhe komode.

Është një zhvillim me përdorim të përzierë duke përfshirë:

  • Një rezidencë shumëfunksionale me apartamente premium me pamje nga deti
  • Njësitë tregtare dhe të shërbimeve

– Hotele 5* che 4* të nië zinxhiri ndërkombëtar

  • Në Marina premium
  • Infrastruktura e brendshme rrugore e zhvilluar
  • Zonat rekreative dhe parqet
  • Shëtitorja
  • Zonat e gjelbra
  • Sheshi Qendror
  • Plazh privat dhe akses në atë publik aty pranë
  • 450 vende parkimi publik

PAJTONI GROUP

Gjithmone e ne rritje te vazhdueshme Qellimi i Pajtoni Group eshte te ofroje
sherbim profesional dhe cilesi te larte ne treg

Get a Quote

""
1
Previous
Next