Lakeshore
Koncepti
Lakeshore Residences është një kompleks vilash elitar që garanton privatësi, komoditet dhe standarde të larta ndërtimi.
Kombinimi mes modernes dhe natyrës e bëjnë këtë kompleks ideal për familjen tuaj.
Ky kompleks është ndërtuar duke mbajtur gjithmonë si referencë ju që dëshironi të jetoni në prestigjin që meritoni.
Vilat
Kompleksi përbëhet nga 42 vila premium, ku secila prej tyre është e organizuar në 3 kate. Pishinë individuale, oborr i gjelbëruar dhe 2-4 vende parkimi.
Vilat sjellin standarde evropiane të ndërtimit nëpërmjet teknologjive më moderne. Dritaret e larta dhe të dizajnuara mirë i ofrojnë çdo vile një pamje të plotë të liqenit të Farkës dhe malit të Dajtit.
Planimetria e vilave në Lakeshore Residences janë të gjitha katrore duke ofruar shfrytëzim maksimal të pronës suaj.
Natyra
Slogani “Shtëpia juaj e rrethuar nga natyra” shpjegon rëndësinë që ka pasur natyra kur ne po mendonim për kompleksin që do të realizonim.
Pamja drejt liqenit të Farkës dhe malit të Dajtit janë panorama e çdo dite në Lakeshore Residences. Shkëputeni plotësisht nga zhurma e zonave urbane në një kompleks në zemër të gjelbërimit.
Natyra është në funksion të kompleksit, duke e bërë jetën tuaj më të bukur falë të gjitha aktiviteteve në natyrë që mund të bëni. Jetoni midis peizazhit liqenor, kodrinor dhe malor.
Vendndodhja
Vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës, i rrethuar me gjelbërim dhe ajër të pastër.
Lakeshore Residences është e pozicionuar brenda Parkut të Liqenit të Farkës me një shtrirje prej 75 HA dhe kufizohet nga 220,000 m² gjelbërim të larmishëm.
Banorët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë të gjithë rekreacionin që ofron ky park, duke filluar nga sportet ujore, një pistë vrapimi prej 7 km, një pistë çiklizmi prej 6.5 km dhe 2300 m² kënd lojërash.