Detajet e projektit

Vendodhja: Liqeni i Farkës
Qyteti: Tiranë
Fillimi i Projektit: Qershor 2022
Kompania e Ndërtimit: Kron
Klienti: Pajtoni Group
Afati i punimeve: 36 muaj
E-mail: info@kronconstruction.al
Shitjet: +355686015000

LAKESHORE

Lakeshore Residences është oazi më i ri i banimit vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës, pozicionuar në Parkun e Liqenit të Farkës. Projektuar me 42 vila premium dhe arkitekturë moderne me standarte europiane ndërtimi, ky kompleks është ideuar për një komunitet të përzgjedhur.

Të gjitha vilat organizohen në 3 kate lartësi, oborr të gjelbëruar me sipërfaqe të konsiderueshme, pishinë individuale dhe 2 – 4 poste parkimi. Të gjitha vilat kanë pamje drejt Liqenit të Farkës dhe Malit të Dajtit duke ofruar një peisazh relaksues.

Koncepti

Projektuar për një komunitet të përzgjedhur, Lakeshore Residences është një kompleks vilash elitare që garanton privatësi, komoditet dhe standarte të larta ndërtimi. Kombinimi mes modernes dhe natyrës e bëjnë këtë kompleks ideal për familjen tuaj. Ky kompleks ndërtohet duke mbajtur gjithmonë si pikë referimi ju që dëshironi të jetoni në prestigjin e merituar.

Vilat

Kompleksi përbëhet nga 42 vila premium, ku secila prej tyre organizohet në 3 kate lartësi. Pishinë individuale, oborr të gjelbëruar dhe 2 – 4 poste parkimi janë kryefjala e këtij kompleksi. Vilat sjellin standartet europiane të ndërtimit përmes teknologjive më bashkëkohore. Vetratat e larta dhe të mirëprojektuara i sigurojnë çdo vile pamje të plotë drejt Liqenit të Farkës dhe Malit të Dajtit. Planimetritë e vilave në Lakeshore Residences janë të gjitha kuadratike duke ofruar shfrytëzim maksimal të pronës tuaj.

Natyra

Slogani“Your Home Surrounded by Nature” shpjegon më së miri rëndësinë që ka patur natyra teksa mendonim për kompleksin që do realizonim. Pamja drejt Liqenit të Farkës si dhe Malit të Dajtit janë panorama e çdo dite në Lakeshore Residences. Shkëputuni tërësisht nga zhurmat e zonave urbane drejt një kompleksi në zemër të gjelbërimit. Natyra është në funksion të kompleksit duke e bërë jetesën tuaj më të bukur falë të gjithë aktivitetve outdoor që mund të kryeni. Jetoni mes peisazhit liqenor, kodrinor dhe malor.

Vendndodhja

Vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës, por rrethuar nga gjelbërimi dhe ajri i pastër. Kompleksi Lakeshore pozicionohet në brendësi të Parkut të Liqenit të Farkës me shtrirje prej 75 HA dhe kufizohet nga 220.000 M² gjelbërim i shumëllojshëm. Banorët e residencës do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë të gjithë rekreacionet që ofron ky park, duke filluar me sportet ujore, pistën e vrapimit prej 7 KM, pistën e çiklizmit prej 6.5 KM dhe 2.300 M² sipërfaqe për kënde lojrash.

PAJTONI GROUP

Gjithmone e ne rritje te vazhdueshme Qellimi i Pajtoni Group eshte te ofroje
sherbim profesional dhe cilesi te larte ne treg

Get a Quote

""
1
Previous
Next