Pajtoni Ceramica, pjesë e Pajtoni Group, lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, shpall pozicion vakant në profilin ‘’Specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Koordinatore Zyre‘’.
Specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Koordinatore Zyre
Përgjegjësitë:
- Kryen proçesin e rekrutimit të punonjësve duke ndjekur të gjithë hapat që nga publikimi i njoftimit, përzgjedhja e Cv, intervistimi dhe përzgjedhja;
- Mban marrëdhënie të mira dhe asiston të gjithë punonjësit lidhur me cështjet e burimeve njerëzore dhe çështje të tjera koordinimi;
- Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me menaxherët për efekt përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë;
- Koordinanon dhe organizon çështje operacionale të përditshme dhe periodike;
- Administron dosjet e personelit dhe mirëmban dokumentacionin;
- Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
- Detyra të tjera në varësi të kërkesës së supervizorit.
Kërkesa dhe Kualifikime:
- Edukimi: Diplomë Univeristare në Shkenca Sociale, Ekonomik, Juridik ose të ngjashme;
- Eksperienca: Minimalisht 2 eksperiencë në të njëjtin pozicion;
Aftësi të tjera:
- Njohuri dhe përvojë të gjerë në ligjin e punësimit, kompensimin, planifikimin organizativ, zhvillimin e organizatës, marrëdhëniet me punonjësit, përmirësimin e procesit, trajnimin dhe zhvillimin;
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Gjuhë e huaj: Anglisht.
Pranë Pajtoni Ceramica ju do gjeni:
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
- Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese në treg;
- Mundësi rritjeje profesionale Brenda grupit.
Afati i Aplikimeve:
- 5 Shtator 2022
Mënyra e aplikimit:
- Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të pranë email-it info@pajtonicenter.al duke specifikuar në subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.