Pergjegjes/e Finance

KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007.
Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertesh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore.
Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Pajtoni Center, me projekte të reja në zhvillim ne rekrutojmë staf të ri të na bashkohet. Në kuadër të zgjerimit, Departamenti i Financës shpall pozicion vakant:
Pergjegjes/e Finance
Si Përgjegjës/e Finance ju jeni përgjegjës për mbikëqyrjen, monitorimin dhe vlerësimin e të gjitha aktiviteteve të përditshme të kontabilitetit. Përgjegjës/e për statusin financiar duke zhvilluar dhe zbatuar sisteme për mbledhjen, analizimin, verifikimin dhe raportimin e informacionit financiar.

Detyrat:

  • Mbikëqyrja dhe menaxhimi i funksioneve të përgjithshme të kontabilitetit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, llogaritë e pagueshme/të arketueshme, proçeset financiare mujore, thesari, buxhetimi, parashikimi i parave, analiza e variancës së të ardhurave dhe shpenzimeve, rakordimet e pasurive kapitale;
  • Sigurimi i një mbyllje të saktë dhe në kohë mujore, tremujore dhe të vitit të bilanceve dhe pasqyrave financiare;
  • Monitoron dhe analizon të dhënat e kontabilitetit dhe prodhon raporte e pasqyra financiare për shoqërinë;
  • Monitoron dhe analizon punën e departamentit për të zhvilluar procedura më efikase dhë përdorimin e burimeve duke ruajtur një nivel të lartë të saktësisë.
  • Përgjegjëse për raportimet në organet tatimore dhe kryerja e pagesave për detyrimet tatimore sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor;
  • Suport ne auditimin vjetor të kontrolleve financiare të shoqërisë dhe bashkëpunimi;

Kërkesa dhe Kualifikime:

  • Edukimi: Diplomë e Nivelit Bachelor dhe Master në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi.
  • Eksperienca: Mbi 5 vjet përvojë progresive në një rol mbikëqyrës.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi drejtuese dhe përkushtim në arritjen e rezultateve;
  • Njohja e ndërtimit të marrëdhënieve me punonjësit dhe teknikat e menaxhimit të performancës.
  • Njohuri shumë të mira të programeve të specializuara në këtë fushë.
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit.

Pranë Pajtoni Ceramica ju do gjeni:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese në treg;
  • Mundësi rritjeje profesionale Brenda grupit.

Mënyra e aplikimit:

  • Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre pranë email-it info@kronconstruction.al duke specifikuar në Subjekt të e-mail-it emrin e pozicionit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

PAJTONI GROUP

Gjithmone e ne rritje te vazhdueshme Qellimi i Pajtoni Group eshte te ofroje
sherbim profesional dhe cilesi te larte ne treg

Get a Quote

""
1
Previous
Next