Kompleksi Rezidencial “Green City”

Kompania “Pajtoni” sh.p.k përfiton sipas një kontrate sipërmarrjeje mes saj dhe kompanisë “Mc Inerte” sh.p.k. në kompleksin rezidencial “Green City”, 90 apartamente banimi dhe disa ambjente parkimi.
Pozicionimi në një zonë mjaft të qetë banimi, me hapësira nga të gjitha anët duke qenë ndërtimi i parë i kësaj natyre në zone ofron mundësi të shumta për zgjedhjen e banesës së dëshiruar. Kompleksi “Green City” përfshin një sipërfaqe mbi 3 hektarë toke, e gjitha e trajtuar dhe kompletuar me ambiente multifunksionale dhe relaksuese. Në tërësi kompleksi përbëhet nga 520 apartamente banimi, rreth 100 njësi shërbimesh në katin përdhe, mbi 700 vende parkimi nëntokë, me një sistem të plotësuar rrugësh dhe trotuaresh në te gjithë perimetrin e tij.

Në kompleks janë parashikuar dy pishina për fëmijë dhe dy pishina për të rritur me një sipërfaqe prej 350 m2. Pjesa “Green” e kompleksit përbëhet nga mbi 6000 m² sipërfaqe e mbjellë me bar natyral, mbi 750 peme dekorative të larta, mbi 500 pemë dekorative të ulëta dhe mbi 500 m gardh me shkurre decorative, të gjitha të mirëmbajtura me një sistem automatik vaditje me ujë nëntokësor.
Në kompleks janë parashikuar të ndërtohen tre fusha sportive për një larmishmëri sportesh ,mbi 8 kënde lojërash për fëmijë dhe rreth 180 stola të vendosur në të gjitha pozicionet e kompleksit.

PAJTONI GROUP

Gjithmone e ne rritje te vazhdueshme Qellimi i Pajtoni Group eshte te ofroje
sherbim profesional dhe cilesi te larte ne treg

Get a Quote

""
1
Previous
Next