GREEN COAST

Green Coast është një resort premium i sapokrijuar, i vendosur në rajonin e bukur Palase të Shqipërisë së Jugut, duke u ofruar rezidentëve një eksperiencë unike dhe të paharrueshme. Resorti është I pozicionuar me pamje nga bregu i mrekullueshëm i Mesdheut, duke e bërë atë destinacionin e përsosur për ata që kërkojnë një largim të qetë nga zhurma e qytetit.

Ajo që e veçon Green Coast është qasja e tij inovative dhe miqësore me mjedisin ndaj projektimit dhe ndërtimit. Resorti është projektuar në çdo detaj duke shmangur ndikimet negative në mjedisin natyror përreth, duke përdorur materiale me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme që kanë ndikim minimal në ekosistem.

Green Coast organizohet në vila dhe apartamente që ofrojnë pamje të drejtpërdrejtë sot e detit ashtu edhe të malit.

Pajtoni Group ofron vila dhe apartamente në shitje në Green Coast me një sipërfaqe ndërtimi totale prej  rreth 35.000 m2 përmes ploteve : W, G2, G7B, E, G3.

Këto plote poziciohen në pikat më strategjike të kompleksit, te ndërtuara me standarte europiane dhe arkitekturë moderne. Planimetritë kuadratike do t’ju ofrojnë mundësinë që të organizoni arredimin e shtëpisë që keni ëndërruar.

PAJTONI GROUP

Gjithmone e ne rritje te vazhdueshme Qellimi i Pajtoni Group eshte te ofroje
sherbim profesional dhe cilesi te larte ne treg

Get a Quote

""
1
Previous
Next