Garden City

Koncepti

I ndodhur në hyrje të Tiranës, pranë autostradës Tiranë-Durrës, kompleksi rezidencial “Garden City” ka vendosur standarde të reja në ndërtim që në fillimet e tij. Duke kombinuar cilësinë me komoditetin, ky projekt ka ripërcaktuar përsosmërinë në zhvillimin e banesave.

Kompleksi përbëhet nga dy kulla të larta me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 17,480 m². Ndodhet ne nje zone plotesisht private te rrethuar nga lulishte te harlisur, kende lojrash per femije, ambiente sociale dhe rekreative, si dhe vende te bollshme parkimi. Me shërbime të mirëmbajtjes 24 orëshe, “Garden City” ofron gjithçka që ju dhe familja juaj ju nevojitet për një përvojë jetese të qetë dhe të sigurt.

Kulla 1 e kompleksit është një projekt i spikatur nga Pajtoni Group, i cili shërben si nënkontraktor për të gjitha fazat e ndërtimit, nga punimet fillestare deri te dorëzimi i çelësave tek klientët. Me një orientim juglindor, kulla siguron ndriçim natyral optimal gjatë gjithë ditës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe komode në çdo hapësirë ​​banimi.

“Garden City” shënon një nga projektet e para të Pajtoni Group, duke përfaqësuar arritjet e hershme të një kompanie që është bërë sinonim i cilësisë dhe përkushtimit në ndërtim. Ky kompleks mbetet një dëshmi e vizionit dhe profesionalizmit që Pajtoni Group sjell në çdo projekt.

Vilat

Kompleksi përbëhet nga 42 vila premium, ku secila prej tyre është e organizuar në 3 kate. Pishinë individuale, oborr i gjelbëruar dhe 2-4 vende parkimi.

Vilat sjellin standarde evropiane të ndërtimit nëpërmjet teknologjive më moderne. Dritaret e larta dhe të dizajnuara mirë i ofrojnë çdo vile një pamje të plotë të liqenit të Farkës dhe malit të Dajtit.

Planimetria e vilave në Lakeshore Residences janë të gjitha katrore duke ofruar shfrytëzim maksimal të pronës suaj.

Natyra

Slogani “Shtëpia juaj e rrethuar nga natyra” shpjegon rëndësinë që ka pasur natyra kur ne po mendonim për kompleksin që do të realizonim.

Pamja drejt liqenit të Farkës dhe malit të Dajtit janë panorama e çdo dite në Lakeshore Residences. Shkëputeni plotësisht nga zhurma e zonave urbane në një kompleks në zemër të gjelbërimit.

Natyra është në funksion të kompleksit, duke e bërë jetën tuaj më të bukur falë të gjitha aktiviteteve në natyrë që mund të bëni. Jetoni midis peizazhit liqenor, kodrinor dhe malor.

Vendndodhja

Vetëm 10 minuta larg qendrës së Tiranës, i rrethuar me gjelbërim dhe ajër të pastër.

Lakeshore Residences është e pozicionuar brenda Parkut të Liqenit të Farkës me një shtrirje prej 75 HA dhe kufizohet nga 220,000 m² gjelbërim të larmishëm.

Banorët do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë të gjithë rekreacionin që ofron ky park, duke filluar nga sportet ujore, një pistë vrapimi prej 7 km, një pistë çiklizmi prej 6.5 km dhe 2300 m² kënd lojërash.