Pajtoni Residence

Koncepti

Pajtoni Residence është një zhvillim urban rezidencial dhe shërbimi në hyrje të Tiranës, përgjatë rrugës Kastriotët, një nga nyjet më strategjike të qytetit pranë Terminalit Kombëtar të Transportit dhe kryqëzimit të rrugëve kryesore kombëtare.

Projekti përfaqëson një lagje urbane multifunksionale, të vetëqëndrueshme dhe pa qarkullim automjetesh mbi tokë, duke kombinuar banim, zyra, shërbime tregtare, hapësira publike dhe gjelbërim të integruar.

  • Zhvillues: Pajtoni SHPK
  • Studio ndërkombëtare të arkitekturës: RCR Arquitectes (fitues i Çmimit Pritzker 2017)
  • Studio ndërkombëtare të inxhinierisë: Instituti i Rindërtimit dhe Inxhinierisë (iRI)

Struktura e Ndërtimit

  • Faza I – 5 ndërtesa, 14–19 kate,
  • Faza II – 3 ndërtesa, 14–15 kate,
  • Faza III – 3 ndërtesa, 21–30 kate
  • Totali: 12 ndërtesa shumëkatëshe

Facilitetet

Pajtoni Residence është konceptuar si një njësi urbane multifunksionale që përfshin:

  • Apartamente me standarde të larta duke filluar nga katet 2 deri ne 30
  • Hapsire publike rekreative   në katin +5 (park komunitar me shtigje, zona pushimi, aktivitete për fëmijë, fitness të lehtë  dhe ambite sherbimi).
  • A ambiente sherbimi dhe  Zyra  fleksibël dhe moderne në Katin perdhe dhe katin 1 dhe -1 ( oborr i brendshem me ndricim natyral .
  • Tre nivele parkimi nëntokësor  qe permbushin te gjitha nevojat e rezidences, stacione karikimi për makina elektrike dhe hapësira për biçikleta/trotineta.
  • Infrastrukturë teknike moderne: ndriçim inteligjent, menaxhim mbetjesh, panele diellore, sistem ujor dhe ventilim të kontrolluar.

Karakteristikat Kryesore

  • Arkitekturë bashkëkohore me fasada të ventilueshme, xham trefish, izolim termik/akustik dhe ballkone të gjelbëruara.
  • Qasje pa automjete mbi tokë, me qarkullim vetëm për këmbësorë dhe mjete alternative.
  • Hapësira të gjelbëruara në çdo nivel – nga oborret pedonale deri te tarracat.
  • Qëndrueshmëri sipas standardeve Eurocode: eficiencë energjie, menaxhim të integruar të ujërave dhe mbetjeve, materiale ekologjike.

Vizioni

Pajtoni Residence është konceptuar si Epiqendra e re urbane në hyrje të Tiranës, duke vendosur standarde të reja për:

  • një jetë urbane pa makina,
  • gjelbërim të integruar në çdo nivel,
  • kombinim të banimit, punës dhe rekreacionit në një kompleks të vetëm,
  • krijimin e një komuniteti modern dhe funksional.

Ky projekt përfaqëson jo vetëm një zhvillim fizik, por edhe një filozofi të re për jetesën urbane në Shqipëri.