Lepidoptera Tower
Koncepti
Lepidoptera Tower është një zhvillim urban shumëfunksional që po ngrihet pranë nyjës strategjike të Zogut të Zi në Tiranë. Kulla është konceptuar si një landmark i ri arkitektonik, duke kombinuar banim, zyra dhe hapësira komerciale në një strukturë vertikale moderne që mishëron harmoninë mes natyrës dhe arkitekturës.
- Zhvillues: Pajtoni Group
- Arkitekt ndërkombëtar: Studio Gang (SHBA – e njohur për projektet ikonike urbane në Chicago, New York, Paris)
- Inxhinierë ndërkombëtarë: ARUP
- Arkitekt lokal: Artech Studio
Struktura dhe Organizimi
- 34 kate mbi tokë + 6 kate nëntokësore
- Kati përdhes: lobby pritës, njësi tregtare, kafene, shërbime publike
- 11 kate (1–11): zyra moderne, coworking, hapësira fleksibël pune
- Kati teknik (12): sisteme HVAC, ujë, energji, siguri
- Kati ndërlidhës (13): tranzicion mes zyrave dhe banimit
- 20 kate (14–33): apartamente premium (1+1, 2+1, 3+1) me pamje panoramike
- Kati 34: tarracë me ambiente teknike dhe rekreative, pamje 360° mbi Tiranën
Facilitetet
- Parkim: 6 kate nëntokësore me kapacitet të lartë, stacione karikimi për makina elektrike.
- Zona tregtare: dyqane, farmaci, kafene, shërbime të përditshme në katin përdhes.
- Zyra moderne: ambiente fleksibël për korporata, start-up dhe coworking.
- Apartamente rezidenciale: me ballkone të gjelbëruara, ndriçim natyral dhe tipologji të ndryshme.
- Hapësira rekreative: tarracë e gjelbëruar për pushim, evente dhe relaks.
- Sisteme teknike moderne: smart building (energji, ndriçim, siguri), fasada me izolim termik/akustik, standarde Eurocode dhe NFPA për zjarrin.
Vizioni
Lepidoptera Tower është projektuar si një landmark vertikal që do të riformësojë skyline-in e Tiranës. Frymëzuar nga fluturat (Lepidoptera), ajo mishëron transformimin, elegancën dhe qëndrueshmërinë.
Ky projekt synon:
- të krijojë një komunitet të integruar vertikal, ku banimi, puna dhe jeta sociale bashkëjetojnë,
- të vendosë standarde të reja për ndërtimet e larta në Shqipëri,
- të kontribuojë në zhvillimin të qëndrueshëm, teknologjik dhe estetik të kryeqytetit