Pajtoni Group
“Ndërtojmë besim, krijojmë komunitete.”
Rreth nesh
Fillesat dhe Zhvillimi
Pajtoni Group ka nisur rrugëtimin e tij në tregun shqiptar që prej Janarit të vitit 2009, duke filluar si një biznes i vogël familjar. Fillimisht, kompania operonte në prodhimin dhe përpunimin e mermerit dhe inertesh, duke përmbushur vetëm kërkesat e klientëve privat.
Me rritjen e kërkesës dhe përvojës në treg, Pajtoni Group investoi në infrastrukturën e biznesit, duke u shndërruar nga një biznes familjar në një kompani vendase të konsoliduar, që mbulon nevojat e tregut në sektorin e ndërtimit.
![](https://pajtonigroup.al/wp-content/uploads/2024/12/Rectangle-12.png)
![](https://pajtonigroup.al/wp-content/uploads/2025/01/P_DJ5016-1002x1024.jpg)
Zhvillimi dhe Suksesi
Pas suksesit në sektorin e mermerit dhe inerteve, kompania mori një hap të ri duke krijuar Pajtoni Investment. Ky degëzim i ri u fokusua në ndërtim dhe investime strategjike, duke realizuar mbi 50 projekte ndërtimi, përfshirë:
- Rezidenca banimi
- Kompleksë turistike
- Objekte industriale
Këto projekte, të realizuara me standardet më të larta, dëshmojnë cilësinë dhe besueshmërinë që Pajtoni Group ka ndërtuar në treg. Kompania vazhdon të përballojë sfida të reja, duke planifikuar projekte madhore me tipologji kullash që do të jenë pika kyçe për kryeqytetin e Tiranës.
Vizioni i Pajtoni Group është të vazhdojë të jetë lider në ndërtimin e objekteve në tregun vendas. Gjithashtu, kompania synon të jetë një adresë ku njerëzit mund të gjejnë gjithçka që kërkojnë, duke krijuar komunitete të qëndrueshme dhe hapësira që frymëzojnë.
Blog
![](https://pajtonigroup.al/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_3-768x410-1.png)
1 Qershori
Grupi Pajtoni bashkoi forcat për të sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve në qendrën sociale. 🎉 Me dhurata
![](https://pajtonigroup.al/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_2.png)
Dhurimi i gjakut
Në Ditën Botërore të Dhuruesit të Gjakut, 🩸 Grupi Pajtoni kontribuon në një kauzë të rëndësishme duke dhuruar
![](https://pajtonigroup.al/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_1.png)
Tetori rozë
Tetori rozë është muaji që na bashkon në luftën për jetën, çdo ditë është një mundësi për të